Anija “Butrinti”, e Forcës Detare me mision në detin Egje, gjatë patrullimit në zonën e saj të operacionit, mbrëmjen e djeshme ka shpëtuar një gomone me 50 emigrantë (40 burra dhe 10 gra) , e cila ishte nisur nga Ceshme (Turqi) drejt ishullit te Chiosit (Greqi).
Ministria e Mbrojtjes njofton se menjëherë është bërë shoqërimi i gomones si dhe njoftimi i situatës rojës bregdetare turke,greke dhe Forontex. Emigrantët janë marrë nga roja bregdetare turke, e cila ka vijuar lundrimit drejt portit të Ceshmes.
Në vitet e fundit që pas nisjes së misionit në Egje, anijet shqiptare kanë shpëtuar shumë emigrantë nga zonat e luftës që tentojnë të shkojnë drejt vendeve të BE-së.

Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...