Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në Shqipëri mori 28 masa ndaj subjekteve të mbikëqyrura vitin e kaluar.
Në publikimin e Kuvendit për raportimin e bërë nga AMF, bëhet i ditur se, “masat u morën kryesisht si rezultat i konstatimeve të dala nga analizimi i treguesve financiarë, nga inspektimet e kryera në vend nga Autoriteti, por edhe pezullime ose revokime licencash për ushtrimin e aktivitetit”.
Në tregun e sigurimeve janë marrë 20 vendime, nga të cilat 13 vendime për masa korrigjuese dhe sanksione me gjobë ndaj shoqërive të sigurimit ose personit përgjegjës, dy vendime për refuzim rishikimi ndaj kërkesave për rishikim, dy vendime me masa korrigjuese ndaj shoqërive të brokerimit në sigurime dhe tre vendime me heqje licence ndaj subjekteve për të ushtruar veprimtarinë e brokerimit në sigurime.
Edhe ndaj Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, janë marrë dy vendime me masa administrative./rtk
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj