Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme (21 shkurt) në Lezhë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Ngjarja u regjistrua në dalje drejt superstradës, pranë zonës së Ishull Lezhë, ku sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motomjet, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të motorit.
Personi i plagosur është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nga të dhënat fillestare bëhet me dije se motomjeti po lëvizte në drejtim të Lezhës, ndërsa automjeti, që vinte nga qyteti i Lezhës, ka tentuar të futet në rrugën dalëse drejt superstradës. Në këtë moment ka ndodhur edhe përplasja mes dy mjeteve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë kryer veprimet e para procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./rtsh
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”