Mëngjesin e sotëm një aksident ndodhi në unazën e Elbasanit.
Mësohet se automjeti me targë AA 920 CV ka përplasur një këmbësor.
I aksidentuari është identifikuar me inicialet R.H, 70 vjeç, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 09:30, në unazën e qytetit Elbasan shtetasi H.H, 33 vjeç, banues në Elbasan duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA920CV, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin R.H, 70 vjeç , banues në Elbasan.
Shtetasi R.H u dërgua në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është jashtë rrezikut për jetën”, bën me dije policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...