20 ekipe të BE-së, në terren për të monitoruar procesin zgjedhor në Shqipëri

10:10 | 6 Mars 2022
A Z

Skuadra e Bashkimit Evropian (BE) në Shqipëri këtë të dielë është ndarë në gjashtë bashkitë e vendit, për të monitoruar procesin zgjedhor me 20 ekipe.

Këtë e ka bërë të ditur zyra e BE-së në Shqipëri, përmes një postimi në Twitter.

Bëhet fjalë për Bashkinë e Durrësit, Vorës, Lushnjës, Rrogozhinës, Dibrës dhe Shkodrës.

Qytetarët shqiptarë votojnë sot për të zgjedhur kryetarët e rinj në gjashtë bashkitë e vendit./tch