Kryeministri Edi Rama feston këtë të premte 61-vjetorin e lindjes. Kreu i qeverisë dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste e ka nisur ditën me një vizitë në selinë rozë, ku është pritur nga disa gra socialiste me duartrokitje dhe lule në duar.
Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania, Rama shihet teksa përqafon dhe falënderon mbështetëset që e urojnë për ditëlindjen në ambientet e brendshme të selisë së PS-së.
Më vonë gjatë ditës, kryeministri pritet të zhvillojë një tjetër takim me ekipin e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit.
Ky takim vjen një ditë pas mbledhjes së tensionuar që Rama zhvilloi në Vlorë, ku kërkoi shkarkimin e të gjithë drejtorëve të bashkisë për shkak të problematikave me furnizimin me ujë dhe ndotjen e mjedisit, si pasojë e zjarreve të përsëritura në fushën e mbetjeve. /euronews/
Tërmeti 4.8 ballë që goditi Kosovën, pamjet që tregojnë se s...
“Mbyllet këtu e gjitha”/ ‘Përçahen’ dy kunatat në Big Brothe...
Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Kishte potencial rre...
Chelsea ndalet me barazim nga Leeds United
Presidenti Macron: Sistemi amerikan i drejtësisë “duhet të b...
Policia e Kosovës godet krimin e organizuar ndërkombëtar