Më shumë se 100.00 mijë euro të padeklaruara në doganën e Rinasit ka çuar nën hetim katër persona gjatë javës së fundit. Sipas të dhënave zyrtare të policisë, janë proceduar penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”:
M.K., i cili nuk deklaroi shumën prej 55.600 Euro
I.K., pasi nuk deklaroi shumën prej 50.000 Euro.
A.H., i cili nuk deklaroi shumën 10.100 dollarë dhe 585 Euro
R.K., pasi nuk deklaroi në Rinas shumën prej 9.500 Euro.
Burime zyrtare bëjnë me dije se, janë shtuar masat e sigurisë në Rinës në një kohë kur jemi në nisje të sezonit turistik.
Gjithashtu, janë marrë masa edhe për shtim sportelesh e burime njerëzore për të përballuar fluksin veror e turistik, shtojnë të njëjtat burime.
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...