Athina zyrtare ka reaguar menjëherë dhe ashpër duke kërkuar shpjegime nga presidenca e Shqipërisë në lidhje me ekspozitën me fotografi dhe harta me temë “gjenocidi i çamëve” dhe “pushtimi i territoreve shqiptare nga Greqia”.
Lajmin e bëjnë të ditur burime diplomatike greke sipas të cilave ambasada greke në Tiranë ka dërguar një note proteste dhe menjëherë kërkoi shpjegim nga zyra e presidentit shqiptar Ilir Meta, lidhur me këtë ekspozitë.
Sipas saj këto fotografi të cilat janë ekspozuar në gardhin e jashtëm të presidencës shqiptare, shoqërohen me akuza ndaj Greqisë për “gjenocidin e çamëve”, si dhe me harta që tregojnë pjesën më të madhe të Greqisë si “trojet e pushtuara shqiptare”.
Në të njëjtën notë theksohet se vetë presidenti shqiptar është shoqëruar nga organizatorët e ekspozitës në fjalë./ tch
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...
Rivarroset dëshmori Agron Gjocaj, Haradinaj: Kujtimi për të ...
Koloneli amerikan, Wojcik: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, nd...
Dy të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Istog