Tirana ka respektuar sot Ditën Ndërkombëtare pa Makina. Ndonëse jo të gjithë, shumica e kryeqytetasve i kishin lënë sot në shtëpi makinat e tyre dhe kishin dalë në këmbë ose me biçikleta.
Rrugët kryesore të Tiranës, përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit dhe pranë Sheshit Skënderbej, u kthyen në një atmosferë feste.
Asnjë makinë nuk qarkullonte, veç këmbësorëve dhe biçikletave, ndërkohë anës rrugës ishin ngritur edhe minipanaire me stenda me ushqime bio të ardhura nga fshatrat e Tiranës.
Edhe vetë kryebashkiaku Veliaj i shoqëruar nga ambasadori amerikan Donald Lu ka pedaluar me biçikleta përgjatë bulevardit.
Në një prononcim për mediat ai iu bëri apel qytetarëve të Tiranës, por jo vetëm që të kujdesen për qytetin dhe shëndetin e tyre, duke përdorur sa më pak makinat që ndotin ambientin dhe bëhen burim sëmundjesh.
Duke marrë si shembull ditën e sotme Veliaj tha se monitorimi i ajrit sot ka treguar 4 herë më pak ndotje se në ditët e zakonshme.
“Kemi vendosur çdo ditë që të bëjmë nga një ndryshim jo vetëm në infrastrukturë por edhe një ndryshim në kulturë. Sot në Tiranë ka 800 mijë segmente që bëhen nga makinat çdo ditë, nga të cilat 400 mijë segmente janë më pak se sa 1 km. Nëse secili prej nesh segmentet që janë më pak se 1 km do ti bënte me biçikletë ose do ti bënte në këmbë sigurisht do ulnim me 50 % trafikun por edhe ndotjen. Për të gjithë ata që ndoshta janë stresuar pak nga devijimi sot mjafton të shikojnë fytyrat e qeshura të fëmijëve, ku në 364 ditë qytetin e pushtojnë të rriturit në 1 ditë qendrën e qytetit e kemi lënë ta pushtojnë fëmijët”, tha kryebashkiaku Veliaj, mes të tjerash.
Edhe vetë qytetarët sidomos të rinjtë thanë se iu pëlqen të përdorin biçikletat, jo vetëm për të shmangur ndotjen dhe trafikun por edhe si një lloj sporti që i bën mirë shëndetit.
“Sot është dita kur nuk përdoren makinat por biçikletat. Në fakt unë vetëm sot e kam përdorur, por po më pëlqen. Në shkollë shkoj me autobus zakonisht. Është mirë ta përdorësh biçikletën dhe do ua sugjeroja edhe shokëve të mi,” thotë një nxënëse nga Tirana, ndërsa një tjetër shprehet se:” Unë e përdor biçikletën për ditë, dhe shkoj në shkollë me të”.
E veçanta e kësaj dite ishte kurorëzimi në martesë i çiftit Ada dhe Ermir Kuka të cilët jo pa qëllim zgjodhën të celebroheshin sot në Ditën pa Makina nga kryebashkiaku Veliaj. Si një shenjë sensibilizimi ata zgjodhën biçikletat për ditën e tyre të dasmës.
Kryebashkiaku Veliaj tha gjatë ceremonisë së celebrimit të çiftit në sheshin ‘Skëndërbej’ se “Ermiri dhe Ada kanë ardhur sot të dy m e biçikletë dhe kanë vendosur që të celebrohen edhe si një dëshmi i ditës pa makina”.
“Superbrohoritje dhe duartrokitje për çiftin tonë fantastik, Ermir Kuka dhe Ada Ilia. Kanë ardhur sot të dy me biçikletë dhe kanë vendosur që të celebrohen edhe si një dëshmi e ditës sonë fantastike: Tirana pa makina, shumë faleminderit që jeni pjesë e gëzimit tonë ashtu sikurse dhe ne do të jemi pjesë e gëzimit tuaj”, tha Veliaj.
Aktivitetet sensibilizuese në ditën pa makina do të vijojnë deri në orën e vona të darkës, ku njerëzit do të shijojnë për një ditë të vetme qytetin e tyre të qetë, pa trafik e pa ndotje.
Basha për Dacin: Punoi pa u ndalur për interesat e popullit ...
Rama publikon pamje nga punimet: Së shpejti Lura e arritshme...
Osmani: Nexhat Daci do të mbahet mend si burrështetas, dijet...
Sergio Ramos prezanton ofertën për blerjen e aksioneve të kl...
Kuvendi mblidhet në akademi përkujtimore për ish-kryetarin N...
Osmani përgëzon Danimarkën për përfundimin e Presidencës së ...