Aktori spanjoll e bëri njoftimin në llogaritë e tij në Instagram dhe Twitter.
Aktori spanjoll Antonio Banderas ka testuar pozitiv për koronavirus, në ditëlindjen e tij të 60-të.
Banderas, i cili është më i njohur për rolet e tij në ‘Desperado’ dhe ‘The Mask of Zorro’, njoftoi diagnozën e tij në mediat sociale.
Aktori zbuloi se po e kalonte ditën në karantinë dhe tha se po përjetonte simptoma të lodhjes.
Banderas siguroi fansat se ai po mundohet të bëj një rikuperim të plotë në të ardhmen e afërt.
Nuk është e qartë se ku aktori me origjinë nga Madridi mori koronavirusin, por, përkthyer nga spanjishtja postimi i tij lexoi: ‘ Ndihem relativisht mirë, vetëm pak më i lodhur se zakonisht’. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/CDtWLIGKsje/?utm_source=ig_embed
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini