Vajza e madhe e presidentit amerikan në publik është e respektuar më shumë se ndonjë anëtar tjetër i familjes Trump.
Në medie ajo përshkruhet si një grua me stil dhe afariste e suksesshme, nënë dhe grua e aftë. Por Ivanka nuk ka qenë fort e rehatshme në vitet e adoleshencës. Pikërisht një tregim nga ato vite, më saktë skandali i dashurisë së vajzës së përkryer, i argëton mediet amerikane këto ditë.
Adoleshentja Ivanka shpesh ka shkuar me familje në pushime dimërore në Aspenin ekstravagant. Njërën prej pushimeve në Aspen, Trump’ët e mbajnë mend për nga traumat që ia kishte shkaktuar zhdukja e Ivankës, shkruan “Aspen Daily News”.

Edhe një skandal i familjes Trump lidhet me Aspenin.
Në vitin 1989, në vendin e popullarizuar të dimërimit u gjetën në të njëjtën kohë Donald, gruaja e tij e atëhershme Ivana dhe Marla Maples. Mis e Gjeorgjisë dhe artistja e atëhershme në fillim të karrierës së vet e njohu Donald’in në vitin 1985 në një nga evenimentet.
Ivana rastësisht dëgjoi një bisedë telefonike të burrit të vet dhe një miku të përbashkët për Marla’n.
“E pyeta se kush ishte Marla, e ai mu përgjigj se është një vajzë e cila më ndjek tashmë dy vjet. E pyeta a është diçka serioze, e ai mu përgjigj “jo moj, ajo vetëm më ndjekë” ka treguar më vonë Ivana, transmeton gazetametro.
Të nesërmen Ivana i është afruar shoqes së Marls në shtegun e skisë dhe i tha se ka dëgjuar prej të shoqit se mikja e saj e ndjekë qe dy vjet dhe kërkoi që t’i përcjellë se ajo e do burrin e vet.
Afër asaj gruaje qëndronte Marla për të cilën kinse Ivana nuk dinte se si dukej, dhe me të dëgjuar se çfarë i tha Ivana u nis nga ajo duke bërtitur: “Unë jam Marla dhe e dua burrin tënd. A e do ti?”
Ivana ia ktheu ashpër që të lë të qetë burrin e saj, derisa Donald i cili gjendej në afërsi, iku që mos të kyçet në konflikt. Megjithatë pasoi konflikti, dhe pas gjashtë javëve edhe divorci. Më pas Donald u martua me Marla’n.

KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët