Vëllai i Nicki Minaj akuzohet për dhunim

08:55 | 5 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Vëllai i këngëtares Nicki Minaj është akuzuar për dhunimin e një fëmije 12 vjeçar.

Jelani Maraj 37 vjeçar është akuzuar në Nassau për dhunim të shkallës së parë ndaj një fëmije,transmeton arbresh.info.

Këto akuza mund ta dënojnë atë me 9 deri në 25 vite burgim. Detajet lidhur me dhunimin, gjininë e fëmijës dhe ku dhe kur ka ndodhur ngjarja nuk janë zbuluar.

Maraj është vëllai i vogël i Nickit i cili rishtas është martuar me të dashurën e tij prej shumë kohësh Jacqueline Robinson. Për momentin ai është në lirim me kusht./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale