Miley Cyrus nuk është shtatzënë. Edhe pse të gjithë mediat rozë shkruan ditën e djeshme se këngëtarja mund të priste një fëmijë, paskan gabuar.
Fotoja që Miley dukej me barkun e rrumbullakosur nuk paska qenë asgjë tjetër veç se të ngrënit shumë ushqim.Pas komenteve të shumta nga ndjekësit, si edhe shkrimeve nëpër media ajo ka vendosur mos t’i lërë këto thashetheme të marrin jetë. Me anë të një fotoje në “Twitter” ka shkruar:
“Nuk jam shtatzënë, thjesht kam ngrënë shumë gjeldeti”.
Edhe pse nuk do ishte çudi që Miley dhe Liam të prisnin një fëmijë, dëshirë kjo që çifti e ka shprehur prej shumë kohësh, fotoja ishte thjesht një keqkuptim. Nga ana tjetër një burim ka thënë për “Hollywoodlife” se çifti kanë një marrëdhënie të shkëlqyer se bashku, dhe në të ardhmen do ishin prindër shumë të përkushtuar.
Presion dhe kanosje ndaj votuesve raportohet në Mitrovicë të...
Zelensky thotë se Rusia ‘nuk dëshiron paqe’, për...
Rama: Shqipëria 54 vende më lart në qeverisjen digjitale
Plagoset me armë zjarri një person në Suharekë, arrestohen p...
Kandidati i PDK-së për kryeministër voton në Mitrovicë të Ju...
Kurti: Pjesëmarrja në votime reflektohet edhe në cilësinë e ...