Vite më parë ishte raportuar për një konflikt në mes të moderatores Einxhel Shkira dhe modeles Kejvina Kthella.
Në një debat e sipër mes dy vajzave u tha se situata kishte kaluar edhe në një përleshjes fizike, megjithatë kjo duket se i takon të kaluarës.
Pak javë më parë Kejvina e cila u bë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, u përjashtua nga ky format pasi e njëjta kishte përdorur dhunë ndaj banorit tjetër, Luiz Ejllit duke e goditur me shuplakë.

Pamjet u bën virale dhe modelja pas përjashtimit është tërhequr nga paraqitjet publike madje edhe ka mbyllur rrjetin social, Instagram.
Për gjitha këto, Einxhel u pyet në emisionin “Zemër Luana”, e cila tha se modeles ia uron gjitha të mirat dhe ta kalojë këtë situatë.

“Uroj të jetë mirë dhe ta ketë kaluar këtë momentin e vështirë e ndodhur së fundmi, jemi njerëz bëjmë gabime dhe në rritje mësojmë nga gabimet tona dhe përmirësohemi, uroj që të jetë edhe ky rasti”, u shpreh Einxhel.
Prezantuesja ishte e shoqëruar edhe nga partneri i saj, DJ Dagz dhe dyshja folën edhe për marrëdhënien e tyre dhe jetën si prindër. /telegrafi/
Vdes një shtetas i huaj në QKUK, policia nis hetimet
Çmimet e naftës bien pas raportimeve se SHBA i ka dërguar Ir...
13 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 or...
Grabitet një taksist në Prishtinë, i merren 15 euro nën kërc...
Theret me thikë në person në Bardhosh, arrestohet i dyshuari
Mbi 200 persona dyshohen për manipulim votash në Pejë, prite...