Edhe reperja e njohur, Tayna është treguar zemërgjerë.
Ajo në emisionin NIN në Klan Kosova ka vendosur që të dhurojë të gjitha paratë e grumbulluara nga koncerti i saj i ardhshëm për familjen Abazi e cila humbi dy djemtë e saj në tërmetin shkatërrues në Shqipëri, shkruan portali arbresh.info
“Unë kam ndihmuar edhe më herët edhe pse nuk kam qejf kurrë që publikisht të tregojë për një gjë të tillë. E kam parë që nuk po interesohen shumë për familjen Abazi të Gjilanit që kanë qenë pjesë e kësaj fatkeqësie dhe kam dëgjuar po ashtu që nuk i kanë kushtet shumë të mira. Po dua që të ardhurat e koncertit të ardhshëm t’i dedikoj te familja Abazi, përveç atyre që i kam dhuruar në Shqipëri”.
Ngrihet flamuri i UÇK-së në oborrin e UP-së si shenjë mbësht...
Vasfije Krasniqi mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, d...
Katër vetura përfshihen në aksident në Prishtinë, shtatë të ...
Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e UÇK-së nuk ka...
Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prov...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 23-vjeçarja