Taylor Swift ka gjetur një shpatull të famshme për t’u mbështetur teksa nëna e saj përgatitet të nisë betejën e gjatë me kancerin.
Bëhet fjalë për aktoren e famshme Angelina Jolie.
Sipas “The National Enquirer”, 25 – vjeçarja ka vendosur që të mbështetet tek aktorja gjatë kësaj periudhe të vështirë në jetën e saj.
Një burim i tha tabloidit amerikan se Swift e admiron Jolie për ndërgjegjësimin që ajo ka bërë në publik lidhur me rrezikun ndaj kancerit, ndaj dhe beson se aktorja është njeriu i duhur për të patur pranë.
Vetëm pak javë më parë, këngëtarja amerikane deklaroi se nëna e saj Andrea ishte diagnostikuar me kancer.
Jolie nga ana tjetër, nënën e saj e humbi për shkak të kancerit ovarian, ndërsa vetë aktorja 39 – vjeçare i është nënshtruar disa ndërhyrjeve, si mastektomisë së dyfishtë e heqjes së vezoreve, në përpjekje për të parandaluar kancerin.
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada am...
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Abdixhiku pranon rezultatin zgjedhor: Me kohë e në vendin e ...
Kurti viziton termocentralin Kosova A dhe B: Kemi energji të...
Pesë njerëz që pushtuan kopertinat botërore më 2025
Franca drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët, masa ...