Simpatikja Kida, e veçantë, shkëlqen me paraqitjen

09:59 | 4 Nëntor 2019
A Z

Këngëtarja simpatike Orhidea Latifi, edhe pse e re në moshë, ka arritur që me sukses të krijojë një bagazh të pasur muzikor, shkruan Indeksonline.

Ajo përpos që pëlqehet shumë me këngët e saj, është mjaft e veçantë edhe në paraqitjet e saj në publik.

Nëpër paraqitjet e saj në rrjetet sociale, vërehet një stil i veçantë i Kidës, e cila herë pas here shpërndan imazhe të saj për më shumë se 1.4 milionë fansa që e ndjekin atë hap pas hapi.

Kujtojmë se kënga e saj e fundit “Tela”, në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun u kthye në një superhit.

Shpërndaje në rrjete sociale