Shyhrete Behluli dhe Gili nesër publikojnë bashkëpunimin e tyre të parë

19:45 | 10 Qershor 2025
E.H

Dy artistet e njohura, Shyhrete Behluli dhe Gili për herë të parë po vijnë me një bashkëpunim.

Këtë e ka bërë të ditur vet Shyhretja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Përmes këtij postimi, ajo njoftoi se kënga e tyre e përbashkët do të publikohet nesër.

“Nesër premierë projekti jonë i parë bashkë me Gilin”, ka shkruar tutje Shyhrete Behluli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm