Shoqet e ngushta Zaimina dhe Rezarta “zihen” “live” në Instagram

18:36 | 26 Janar 2017
Arbresh.info

Ditët e fundit personazhet e njohur të showbizit shqiptarë kanë nisur modën më të re për të qenë “live” në Instagram.

Prej tyre kanë qenë edhe këngëtaret të cilat janë dhe mike të ngushta, Rezarta Shkurta dhe Zaimina Vasjari. Një nga pyetjet më të shpeshta nga ndjekësit ishte se kur do të bëjnë ato një duet. Por përgjigjia me shkak e Zaiminës duket se ka habitur miken e saj pasi u shpreh se Rezarta nuk di të këndojë.

Menjëherë ka reaguar Shkurta, e cila ka thënë: “Zaimina nuk di të këndojë ‘live’”, dhe më pas Zaimina ka replikuar sërish duke i thënë: “se ti Rezarta ‘live-in’ e qanë”./Express/

Shpërndaje në rrjete sociale