Dita e Inagurimit të premten e kaluar, nuk ishte një ditë e madhe vetëm për presidentin e sapoemëruar Donald Trump, por gjithashtu ishte një moment i rëndësishëm për grimieren Nicole Bryl dhe parukierin Mordechai Alvow, pasi të dy kishin nderin të kujdeseshin për Melania Trump, përgatitjet e së cilës nisën disa ditë para.
Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj dite, nuk është çudi që çmimi i produkteve artizanale nga më të mirat të përdorura për paraqitjen e Zonjës së Parë, shkoi në një shumë prej 901 dollarësh. 46 vjecarja ishte e përsosur atë ditë.
Një make-up në dukje i thjeshtë, por i trajtuar deri në detaj, një model flokësh i stiluar enkas, një kostum elegant i Ralph Lauren, sigurisht që e bënë atë të shkëlqente!


“UÇK na bashkon”, Çitaku falënderon partitë poli...
Ministri i jashtëm sllovak: Mbështesim integrimin e Ballkani...
Fitoi “nominimin” së bashku me Luizin, Artani hidhet “live” ...
Trump paralajmëron aeroplanmbajtëse të dytë, SHBA dhe Irani ...
Rrëshqitje e gurëve dhe dheut në rrugën Prizren – Prevallë
Ardian Bujupi në pritje të fëmijës së parë