Rita Ora tashmë e ka sfiduar vetën edhe në një biznes të ri.
Këngëtarja e hitit “Hot Right Now”, 29 vjeçe, ka lansuar linjën e saj të re të dekoreve për ambientet e gjumit dhe qëndrimit ditor, shkruan “The Sun”, përcjell portali arbresh.info
Njëkohësisht ajo vazhdon të bëjë muzikë, të jetë gjyqtare në një spektakël talentesh, teksa pret edhe publikimin e filmit “Twist”, ku ka sprovuar veten edhe si aktore.

Rita ka realizuar një fotosesion të brendit të saj më të ri, ku shfaqet mjaft atraktive e shtrirë në shtrat teksa promovon dizajnin e produkteve të reja të saj, ku ka treguar se orari i saj i ngjeshur do të thotë që ajo ka nevojë për një gjumë të natës së mirë për të përballuar të gjitha aktivitetet e shumta që ka.
Ajo shtoi: “Të brendshmet janë pasion i imi, ka qenë kënaqësi të jem në gjendje të përfshij gjërat e mia të preferuara në dizajne”.


“Unë kurrë nuk shoh vërtet askund për të gjithë udhëtimet e mia, orari im do të thotë që kurrë nuk do të ndalem dhe ju e dini”, tregoi më tej shqiptarja.
Ky biznes prej 12 muajsh, i solli bukuroshes shqiptare rritje të të ardhurave prej 4.9 milionë në 10.2 milionë funte.
Ajo arriti të ketë këto shifra falë kontratave fitimprurëse, muzikës dhe investimeve në pronë. /arbresh.info/
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...