Reperi amerikan Trey Songz ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv me coronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, shkruan portali arbresh.info
“Këtu me një mesazh të rëndësishëm që ju duhet të dini se kam rezultuar pozitiv me COVID-19”, tha ai. “Kam bërë disa teste pasi kam qenë duke protestuar dhe unë kam një djalë të vogël në shtëpi, kështu që kam bërë teste të njëpasnjëshme dhe fatkeqësisht këtë herë rezultova pozitiv”.
“E kam marrë këtë seriozisht”, vazhdoi ai, duke qenë se 1 prej 1000 njerëzve me ngjyrë kanë vdekur nga ky virus.
“Do të vetë-izolohem dhe do qëndroj në shtëpi derisa të shoh ndonjë shenjë negative”.

Reperi gjithashtu deklaroi se gjyshi i tij vdiq në fillim të vitit dhe ai beson se shkaku i vdekjes së tij ishte coronavirusi. / arbresh.info/
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj