Është një prej artisteve më të mëdha shqiptare që ka marrë kurajën për të garuar në Festivalin e 58-të të RTSH-së.
Elvana Gjata për herën e dytë radhazi është ngjitur në skenën e madhe të Radio Televizionit Shqiptar për të performuar me këngën e saj pjesëmarrëse “Tana” me të cilën po pretendon ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovison”, në rast se arrin ta rrëmbejë çmimin.
E veshur në të bardha, ajo u ngjit në skenën e RTSH-së por kësaj here u duk të jetë përgatitur më shumë. Ajo kishte reduktuar disa pjesë të vallëzimit, të cilat siç ishte parë në performancën e parë e kishin mbushur frymë aq shumë sa nuk arrinte të këndojë me ton të balancuar.
Me të përfunduar, ajo u pa tejet e emocionuar sa nuk i bajti lotët. “Këtë këngë e kam shkruar, jo pse kam bërë kushedi se çfarë shkence, por e kam shkruar nga thellësia e shpirtit” – tha Elvana derisa publiku u ngrit në këmbë duke thirrur emrin e saj.
Edhe pasi u ngjit moderatorja në skenë, derisa ajo po fliste emri i “Elvanës” nuk ndalej së thirruri nga publiku.
Kujtojmë që për këtë natë mes 12 këngëve dhe këngëtarëve finalistë, do të përzgjidhet edhe fituesi i Festivalit të Këngës në RTSH, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës, i cili për vitin 2020 do të mbahet në Hollandë.

https://www.youtube.com/watch?v=EZXcAddY92k&feature=emb_title
Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Vete...
Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mbështetë Marshi...
Ekskluzive: Një person vetëvritet në dalje të autostradës ng...
KQZ: Edhe 400 vendvotime kanë mbetur të rinumërohen
Presidenti i Iranit paralajmëron për paqëndrueshmëri rajonal...
Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash...