Janë bërë publike nominimet për çmimet “Grammy”.
Numri i përgjithshëm i kategorive për shpërblimet “Grammy” ka shkuar në 86. Jon Batiste është artisti më i nominuar në këtë sezon të shpërblimeve “Grammy”, me 11 nominime.
Justin Bieber, Doja Cat dhe H.E.R janë nominuar në 8 kategori ndërsa Billie Eilish dhe Olivia Rodrigo me nga shtatë nominime secila.
Për çmimin “Albumi më i mirë” të nominuar janë yjet Jon Batiste, Justin Bieber, Tony Bennett dhe Lady Gaga, Doja Cat, Billie Eilish, Lil Nas X, H.E.R, Taylor Swift dhe Kanye West.
Në kategorinë “Kënga më e mire”, të nominuar sivjet janë: Ed Sheeran me “Bad Habits”, Alicia Keys dhe Brandi Carlile me “A Beautiful Noise”, Olivia Rodrigo me “Drivers License”, H.E.R me “Fight For You”, Billie Eilish me këngën “Happier Than Ever”, Doja Cat dhe Sza me “Kiss Me More”, grupi “Silk Sonic” me këngën “Leave The Door Open”, Lil Nas X me “Montero”, Justin Bieber me “Peaches” dhe Brandi Carlile me këngën “Right On Time”. /arbresh.info/
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...