Pranë pemës së vitit të ri, Orinda Huta merr gjithë vëmendjen

15:40 | 23 Dhjetor 2019
A Z

Këngëtarja e njohur shqiptare Orinda Huta, zë një vend të rëndësishëm në skenën muzikore shqiptare, duke qenë pjesë e saj tash e 20 vite.

Ishte viti 1999, kur ajo morri pjesë në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Orët e Jetës”, shkruan Indeksonline.

Ndërkohë, ajo nuk përflitet gjithnjë vetëm për muzikën, por edhe për paraqitjet dhe dukjen e saj.

Madje ajo ndiqet nga qindra mijëra ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, ku paraqitet vazhdimisht.

Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi afër pemës së Vitit të Ri, duke ndjerë atmosferën festive në prag të festave të fundvitit.

Shpërndaje në rrjete sociale