Si shkak i virusit që ka përfshirë gjithë botën, filmi i James Bond do të shtyhet për muajin nëntor.
Njoftimi vjen dy ditë pasi themeluesit e dy faqeve të fansave thirrën në studion e filmit për të shtyrë premierën, transmeton portali arbresh.info
Filmi i quajtur “No time to die”, më parë ishte planifikuar të publikohet në prill ndërsa tani premiera do të shfaqet në Britaninë e Madhe më 12 nëntor dhe SHBA më 25 nëntor.
“No Time to Die”është filmi i fundit ku Daniel Craig interpreton James Bond.

Kujtojmë se, ky film është episodi i 25-të i ekskluzivitetit të filmave Bond, shënon paraqitjen e pestë dhe të fundit të Daniel Craig si agjent sekret. Është filmi i parë i Bond që nga “Spectre”, i cili fitoi më shumë se 880 milion dollarë në të gjithë botën kur u publikua në vitin 2015, dhe buxheti për “No time to die” është raportuar të ketë qenë 250 milionë dollarë./arbresh.info/
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...