Në Universitetin e Harvardit, këtë të premte do të shfaqet filmi dokumentar i Eliza Dushkut “Dear Albania”.
Banorët e Bostonit dhe studentët do të kenë mundësi që gjatë këtij eventi të ndihmojnë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

“Të gjithëve të prekur nga ky tërmet shkatërrues, ne po dërgojmë dashurinë dhe lutjet tona dhe mbledhjen e ndihmave, menjëherë”, ka shkruar Eliza në njoftimin rreth këtij eventi.
Të ardhurat e mbledhura nga ky event do të shkojnë drejtpërdrejt për të prekurit nga tërmeti, ndërsa në organizimin e saj përveç Elizës kanë ndihmuar edhe Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Harvardit.
Shfaqja pritet të mbahet të premten, 6 dhjetor 2019 në 7:00 pasdite në Auditoriumin Tsai në Qendrën për Qeverisje dhe Studime Ndërkombëtare në Universitetin Harvard.
Haradinaj: Në Suharekë pati më shumë se mbështetje, pati bes...
Hamza zotohet për uljen e tatimit në paga: Më shumë para në ...
Komandanti i KFOR-it pret shefin e ushtrisë shqiptare, flasi...
I jepet lamtumira e fundit Shemit
U.D. Kryeprokurori i Shtetit uron Krishtlindjen
Banorët “masakrojnë” arushin e Albës