Ibrahim Tatlises ka shkuar në studiot muzikore për herë të parë pas shtatë vjetëve.
Këngëtari turk para disa vjetëve ishte pranë vdekjes, kur një plumb e goditi në kokë dhe për shumë kohë ishte në gjendje kome.
Por pas një shërimi intensiv, 66-vjeçari i është rikthyer skenave muzikore duke kënduar një këngë të vjetër turke.
“Pas 7 vjetësh, me këngën “Yaylalar”, unë them vazhdojmë. Urime të gjithëve dhe shpresoj se kjo këngë do t’i sjell moral ushtarëve tanë”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Insagram, Tatlises.
Kujtojmë se këngëtari ishte me disa artistë të tjerë në Afrin për t’iu dhënë moral ushtarëve turq në luftën kundër kurdëve në Siri.
Ndryshe, Tatlises ka paralajmëruar edhe këngë të tjera gjatë muajve në vijim.
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...