
LOS ANGELES, CA - JANUARY 18: Oprah Winfrey arrives at the 20th Annual Screen Actors Guild Awards at the Shrine Auditorium on January 18, 2014 in Los Angeles, California. (Photo by Dan MacMedan/WireImage)
Prezantuesja e famshme amerikane, Oprah Winfrey ka folur në publik për të kaluarën e saj të hidhur.
Ajo ka treguar se kishte një fëmijë, gjinia mashkull – emrin e të cilit edhe e ka treguar.
“E bëra një interviste me një gazetare para se te vija ne Australi, ajo me tha që duhet ta emëroja fëmijën që më vdiq” tha Oprah para 15.000 vetëve në Rod Laver Arena.
“Canaan, e quajta sepse Canaan nënkupton një vend të ri, jetë të re” tha Oprah, transmeton Klan Kosova.
Ajo ka treguar se kishte mbetur shtatzënë në moshën 14 vjeçare pas përdhunimit që i ishte bërë nga një kushëri I saj.
“Jam dhunuar në moshën 9 vjeçare nga një kushëri i afërm, më vonë edhe nga një anëtar tjetër i familjes, më pas edhe nga një anëtar tjetër i familjes”, tha ajo.
Më pas ajo ka shtuar se e ka fshehur shtatzëninë e saj pasi “ndjente dhimbje dhe turp”.
Ndonëse Oprah nuk ka fëmijë të vet, ajo ka mbështetur fëmijë duke krijuar fonde të ndryshme për shkollim dhe ka ndërtuar shkolla të ndryshme në shtetet afrikane.
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...
Ligj i ri në New York – paralajmërime për përdorimin e...