Brigitte Macron, gruaja e presidentit francez, Emmanuel Macron, ka tre fëmijë nga martesa e saj e mëparshme.

Burri i saj i parë ishte bankieri, Andre Louiz Auziere dhe bashkë kanë tre fëmijë. Megjithatë, askush nuk mund ta besojë se Brigitte është nëna e tre fëmijëve, sepse linjat e saj janë sikurse të një vajze të re, transmeton portali arbresh.info

E lindur në vitin 1984, Tiphanie është avokate dhe nënë e dy djemëve. Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në zgjedhjen e Emmanuel Macronit si president, i cili është vetëm 7 vite më i vjetër se ajo.

Pavarësisht dallimit në moshë, martesa e presidentit francez dhe gruas së tij është e mrekullueshme. Fëmijët e saj nuk kanë krijuar asnjë problem, përkundër ata kanë mbështetur Macronin në fushatën parazgjedhore.

Megjithatë, zonja Macron la bashkëshortin e saj të parë për Emmanuel Macron, të cilit i dha mësim.
Brigitte dhe vajza e saj ngjasojnë shumë mes vete. Ato madje kanë edhe një stil të veshjes dhe thjesht ja kalojnë shumë mirë.

Gruaja e Macron konsiderohet si një grua që ka kaluar shumë sfida, që ka guxim dhe është shumë e vendosur. Por të njejtat gjëra nuk thuhen edhe për vajzën e saj. Ajo është shumë më pak diplomatike se nëna e saj.

Tani për tani ajo nuk ka ambicie politike./arbresh.info/

Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...