Aktorja e njohur e serialit “Dashuri e pafund”, Neslihan Atagul ka dhënë një intervistë të gjatë për një nga revistat më prestigjioze në Turqi.
Ndër të tjera, ajo ka treguar për martesën e saj dhe marrëdhënien me aktorin e famshëm, bashkëshortin e saj Kadir Dogulu.
Çifti ka interpretuar së bashku në serialin “Mes dy dashurive” i cili transmetohet nga e hëna në të premte në orën 20:00 në ekranin e 3Plus.
“Kadir më bën të ndihem sikur jam gruaja më e bukur në botë. Martesa jonë është një nga gjërat më të bukura që më ka ndodhur.” – ka thënë ajo. Neslihan dhe Kadir u martuan në vitin 2016 dhe që atëherë janë gjithmonë të pandashëm.
“Të interpretoja në krah të tij në një serial ishte vërtet kënaqësi. Kam mësuar shumë nga Kadir” – ka rrëfyer aktorja 25 vjeçare.

Përurohet ura e re në Pejë, Muhaxheri: Do të lehtësojë qarku...
Fahrije Hoti konfirmon kandidaturën për deputete: Nuk do t’j...
Liga e Kampionëve për sezonin e ardhshëm: 12 skuadrat që kan...
Policia e Kosovës parandalon tri raste të garave ilegale, se...
Macron: Evropa nuk do të marrë pjesë në “operacionet e paqar...
Frika për hakmarrje, familja e shoferit që goditi për vdekje...