Drejtori i programacionit të TV Klan, Albert Dumani ka pasur fatin të takojë një sërë aktorësh të njohur turq teksa ndodhej në një event në Kanë. Mirëpo me foton e fundit Alberti ka tërhequr shumë vëmendjen pasi shfaqet me një nga aktorët më të dashur për publikun, Halit Ergenç i njohur si “Sulejmani i madhërishëm”.
Halit Ergenç është me origjinë shqiptare dhe Alberti e shoqëron postimin me përshkrimin: “Më i miri Halit Ergenç, ndihem me fat”. Ndërsa fansat kanë komentuar ngjashmërinë e madhe që Alberti ka me aktorin.
“Po që ngjakeni”, i komenton një ndjekëse, “Si vëllezër”, i komenton një tjetër.

Edhe vetë Alberti e ka vënë re ngjashmërinë dhe kur një ndjekëse i komentoi: “Qyqa sa ngjakeni si vëllezër”, ai iu përgjigj: “Po pra”.
“U larguat në finale”, Ludo flet me Elijonën për shoqërinë e...
Hungaria thotë se do t’i bllokojë sanksionet e reja të BE-së...
“Uroj të ketë drejtësi në Hagë”, Rama: Nuk po gj...
Bllokimi i Librazhd–Qafë Thanë, dhjetëra fshatra të izoluara...
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Gjendet trupi i bjeshkatarit Fazim Fetahoviq