Tetë muaj pas paraqitjes së kërkesës për divorc nga bashkëshorti i saj, reperi Kanye West, ylli televiziv, Kim Kardashian është parë me një mashkull të ri me të cilin ndau publikisht një puthje vetëm disa javë më parë.
Kardashian dhe ylli i “Saturday Night Live”, Pete Davidson, janë parë të kapur për dore teksa ishin në një slitë në fermën e frikshme Knott’s në Kaliforni, shkruan TMZ transmeton arbresh.info
Por dyshja prap kanë ngjallur dyshime për një lidhje të mundshme pasi TMZ raportoi se dyshja shkuan në një restorant italian të quajtur Campania. Ndërkohë, Page Six raportoi se Davidson rezervoi një pjesë vetëm për ta.
Në vitin 2019, Davidson i tha Paper Magazine se Campania ishte një nga pikat e tij të preferuara në Staten Island.

Kujtojmë se, Davidson ishte i fejuar më parë me këngëtaren, Ariana Grande, dhe më parë ka qenë në lidhje edhe me aktoren, Kate Beckinsale, Kaia Gerber (vajza e modeles së viteve ’90 Cindy Crawford) dhe yllin e Bridgeton, Phoebe Dynevor.
Që prej paraqitjes së kërkesës për divorc nga Kanye, Kardashian është përfolur se ishte në lidhje me prezantuesin e CNN, Van Jones, megjithatë të dy i mohuan akuzat. /arbresh.info/
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut