Ndërsa Asia Argento vazhdon luftën e saj kundër ngacmimeve në botën e kinemasë dhe jo vetëm, përtej oqeanit, Pamela Anderson ka reaguar për çështjen “Wainstein” (regjisori i Hollivudit) pa frikën e reagimeve negative.
“Dihet se me çfarë do të përballesh nëse hyn e vetme në një dhomë hoteli…, – ka deklaruar aktorja dhe topmodelja, – Dihet në Hollivud që persona të tillë duhen shmangur nëse është e nevojshme. Bëhet fjalë për mirëkuptim. Mjafton të mos shkosh në një dhomë hoteli e vetme dhe nëse dikush të ngacmon, largohu. Por e kuptoj që Hollivudi është shumë tërheqës dhe njerëzit duan të jenë të famshëm”.
“Kur mbërrita në Hollivud, kam pasur shumë oferta për audicione private dhe propozime të tjera, që nuk kishin absolutisht kuptim, – vazhdon ajo. – Më kanë ofruar një apartament dhe një Porche për të qenë femra numër një e dikujt. Unë, në mënyrë naive kam thënë, ‘Beh, atëherë do të jem numri 2’. Nuk kam dashur ta bëja në atë mënyrë”./gazeta shqip/
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim