Nëse Xhaka i shënon Serbisë, modelja Eliona Pitarka i ofron atij një darkë

13:39 | 12 Prill 2015
Arbresh.info

E çmendur pas së kuqes, Eliona Pitarka jo vetëm që është një ndër modelet më “hot” në Shqipëri, gjë që na e fakton edhe nga fotot, por 24-vjeçaria është tifoze e çmendur pas “demave” dhe “djajve të kuq”, pa harruar kuqezinjtë.

Ajo pohon se është simpatizante e zjarrtë e futbollit anglez dhe e Taulant Xhakës, në një intervistë për “Panorama Sport”, bukuroshja rrëfen dashuritë e saj për sportin dhe futbollistët. E pyetur se a i ndiqni ndeshjet e kombëtares Eliona tha: “Sigurisht që po, akoma i kujtoj emocionet e fitores ndaj Armenisë në Elbasan. Ishte emocion i paharrueshëm. E kam ndjekur dhe festuar me shoqërinë”.

Cili nga lojtarët ju pëlqen?  Taulant Xhaka.

Ndonjë simpati e veçantë për të? Deri tani, në të gjitha paraqitjet që ka bërë me përfaqësuesen, ka shkëlqyer, ka qenë titullar. Më është fiksuar momenti i mbrojtjes së flamurit që bëri në Serbi. Plus, është një lojtar i rritur jashtë Shqipërisë dhe, ta mbrojë në atë mënyrë flamurin, duke rrezikuar karrierën dhe jetën ndoshta, ishte vërtet një veprim për t’u admiruar, i çmueshëm dhe i guximshëm nga ana e tij. Mbi të gjitha është goxha simpatik.

Ndonjë mesazh motivues ndaj Xhakës për ndeshjet e radhës me Danimarkën apo Serbinë? Nuk e di çfarë mund ta motivojë, që mund të japë një paraqitje sa më dinjitoze… Por, nëse ai shënon dhe i jep fitoren Shqipërisë, do të ketë një tifoze dhe simpatizante të zjarrtë. Çfarë do të thoni me “simpatizante të zjarrtë”… Epo, do t’i jap një drekë/darkë, gjithmonë nëse ai shënon. (qesh) Tifoze e “demave”, “djajve të kuq” dhe e kuqezinjve.

Shpërndaje në rrjete sociale