Ndahen Nora dhe Roberti, ja dëshmia (Foto)

14:26 | 3 Korrik 2016
Arbresh.info

Ata janë çdoherë prezent në mediat rozë si artistët më të përfolur të estradës, sa për punën e tyre poaq edhe për jetën e tyre private.

Fjala është për Robertin dhe Norën, çiftin më “in” të estradës, për të cilët jo rrallë është përfolur edhe për ndarjen e tyre, e cila ka rezultuar si jo e vërtetë.

Por, këtë herë nga burime të përafërta me yjet e estradës sonë, mësohet se së fundmi ata janë duke jetuar të ndarë, Nora në shtëpinë e saj në Marigona Residence, kurse Roberti në banesën e tij në Lagjen e Spitalit.

Mbetet vetëm të shihet nëse kjo ndarje e tyre është e përhershme apo një ndarje që ka të bëjë me ndonjë pakënaqësi të momentit të çiftit. /Teleskopi.net

Shpërndaje në rrjete sociale