Disa tabloide dje e përhapën lajmi se aktori Rouan Atikinson i njohur si “Mr Bean” është vetëvrarë.
Mirëpo, këto lajme janë të pavërteta dhe rezultuan të ishin një mashtrim i radhës. Mashtrimi ishte bërë përmes një videoje të falsifikuar, e cila i dërgonte në një link të rrejshëm.
Megjithëse shumica e kuptuan se ishte një mashtrim, pati të tillë që filluan të shprehnin ngushëllime përmes rrjeteve sociale.
Kjo nuk është hera e parë që Rouan Atkinson është shënjestër e mashtrimeve për vdekjen e tij. Në vitin 2013, një faqe e Facebookut me emrin “R.I.P. Rowan Atkinson” u shpërnda jashtëzakonisht shumë.
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit