Mozzik dje bëri një vizitë të veçantë.
Reperi Mozzik padyshim që edhe këtë verë është një prej emrave më të suksesshëm në estradë, shkruan lajmi.net.
Ai shënoi suksese të njëpasnjëshme me albumin “Mozzart”, ndërsa nuk e ka ndalur punën edhe për projektet e reja.
Meqenëse për dallim prej viteve të tjera kësaj radhe ishte pasiv me koncerte, Mozzik ka vizituar vende të ndryshme të Kosovës.
Së fundi, ai ka bërë vizitë në Kullën e Boletinit në fshatin Boletin të Mitrovicës, ndërsa nga atje publikoi disa fotografi.
Reperi pa nga afër edhe varrin e Isa Boletinit, ndërsa bashkë me të ishin edhe djemtë e ekipit të tij.

Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...