Ditën e diele u zhvillua një nga ngjarjet më të rëndësishme kinematografike siç janë çmimet Oscars.
Ceremonia, e cila mori vëmendjen maksimale nga e gjithë bota, nuk i qëndroi larg syrit edhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Por një event i tillë, pavarësisht vëmendjes që tërhoqi, duket se nuk i ka kënaqur aspak objektivat e Trump, i cili mesa duket priste diçka më shumë.
Rezervat e tij në lidhje me eventin, Donald Trump i ka shprehur në rrjetin social Twitter: “Oscars me shikueshmërinë më të ulët në histori. Problemi është se nuk kemi më yje, përveç presidentit( bëj shaka, sigurisht)”.
Por një gjë e tillë duket se ka revoltuar edhe një nga moderatorët më të njohur në SHBA, Jimmy Kimmel, i cili pasi ka ripostuar atë që Trump ka shkruar, në profilin e tij ka lënë edhe një koment: “Faleminderit, Presidenti me më pak ndjekës në histori”./TCH/
https://twitter.com/jimmykimmel/status/971073765567156224
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...