Modelja ruse Viktoria Odintcova thotë se Cristiano Ronaldo i ka shkruar në Instagram.
Modelja ruse Viktoria Odintcova ka pohuar se e injoroi Cristiano Ronaldon shkruan TheSun.
Zeshkanja me flokë kaçurrela ka pesë milionë ndjekës në Instagram dhe në mesin e ‘fansave’ të saj ishte edhe futbollisti.

Duke folur në emisionin rus ‘Makarena’, ajo u pyet nëse superylli i Juventus-it ndonjëherë i ka pëlqyer një nga postimet e saj.
Por modelja zbuloi se ai i kishte lënë një mesazh shumë kohë më parë.
26-vjeçarja tha: “Kjo ndodhi … Ai (Ronaldo) madje më shkruajti. Ishte kohë më parë. Ai shkroi,” Përshëndetje, si jeni? ”
“Unë e fshiva mesazhin dhe nuk u përgjigja”, shtoi ajo.
“Sigurisht që nuk i dhashë një shans të vetëm. Njoh vajza të tjera të cilave ai i ka shkruar, kështu që menjëherë kuptova se si ishin gjërat dhe çfarë ai dëshironte të bënte”, përfundoi ajo.
Ndërsa, Ronaldo nuk ka bërë asnjë koment për pretendimet e Odintvoca.

https://www.instagram.com/p/Br3XTslFibm/
Orlando triumfojnë ndaj Denverit me rikthim spektakolar
2.86% e qytetarëve shfrytëzuan të drejtën e votës deri në or...
Ramush Haradinaj voton në Gllogjan me nënën Rukë, bën apel p...
DnV: Votimi po zhvillohet normalisht, me disa parregullsi të...
Stuhi dëbore në SHBA, anulohen 9 mijë fluturime
Hedh votën ish-presidentja Jahjaga, inkurajon qytetarët që t...