Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot (e martë) në takim tenorin me famë botërore, Ramë Lahaj.
Ky i fundit e vizitoi për t’i uruar marrjen e detyrës dhe 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ministrja e falënderoi Lahajn për kontributin dhe angazhimin e tij në fushën e kulturës, e sidomos për promovimin e kulturës shqiptare nëpër botë si dhe forcimin e imazhit të Kosovës nëpër ngjarje kulturore kudo që është i pranishëm.

Ndër tjerash, Dumoshi e njoftoi për planet dhe programin që pritet të realizohet në fushën e kulturës, duke përmendur edhe projektet infrastrukturore fizike të kulturës ku veçoi objektin e Operës dhe Baletit “Ibrahim Rugova” i cili është në fazën e vlerësimit të hartimit të tij dhe komisioni vlerësues do të themelohet shumë shpejt.
Në anën tjetër, ai tha se është e nevojshme krijimi i hapësirave për artistët që të kenë ku të performojnë dhe mbështetja e kulturës do të jetë inkurajim që artistët e rinj të krijojnë edhe më shumë.
Tenori nga Istogu dje uroi 12-vjetorin e Pavarësisë me këngën “Rrjedhë në këngë e ligjërime”, të cilën e solli në vitin e kaluar, pikërisht për Ditën e Kosovës. /arbresh.info/
Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e aktivistit boshnjak më 2...
Haradinaj: Greva e minatorëve u shndërrua në një rezistencë ...
Hamza në 37-vjetorin e grevës së minatorëve: Sakrifica e tyr...
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...