Nëse jeta futbollistike deri në këtë moment të sezonit ka qenë krejtësisht virtuale, jeta private duket se po shkon mirë, madje shkëlqyeshëm për sulmuesin uellsian Gareth Bale.
Për ish-lojtarin e Tottenham ka një motiv më shumë për të qenë i buzëqeshur, pasi marrëdhënia me Emma Rhys-Jones ka mbërritur në një kapitull shumë të rëndësishëm, martesa.
Gareth Bale ka vendosur që të martohet së shpejti në Itali, edhe pse ende nuk ka përcaktuar kohën dhe vendin. Sipas The Sun, kapiteni i Uellsit ka vendosur që të organizojë një dasmë madhështore dhe të sjellë edhe Beyonce, por jo si të ftuar, por për të kënduar në ceremoni.
Këngëtarja amerikane ka kërkuar 1.5 milionë euro për të performuar live, një vlerë që duket se është e mundur të arrihet nga Bale dhe futbollisti ka nisur negociatat me 36 vjeçaren nga Houston për të zyrtarizuar marrëveshjen.
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...