Ajo është e njohur për ndryshimin e pamjes së saj të modës – dhe Kim Kardashian bëri që edhe njëherë vëmendja të kthehet nga ajo të martën mbrëma.
Ikona e mediave sociale, 39 vjeçe, doli nga vetura e saj e markës ‘Rolls Royce’ e veshur me një këmishë kamoshi ngjyrë portokalli, e cila kishte një dekolte të hollë.
Ajo e kombinoi atë me një palë pantallona lëkure ngjyrë kafe, teksa kishte veshur një palë çizme me lëkurë gjarpri, shkruan DailyMail.
Kim i mbajti flokët e saj të lidhura në pjesën e prapme ndërsa vizitoi shtëpinë e një shoqeje në Malibu.
Ylli televiziv mori një telefonatë ndërsa hyri në shtëpinë e shoqes së saj dhe po grimohej në mënyrë të përsosur për shëtitje.
Nëna e katër fëmijëve ka qenë gjithashtu e zënë me promovimin e koleksionit të saj më të fundit SKIMS në Instagram, kështu që ishte pa dyshim e ngazëllyer për të kaluar pak kohë të mirë joproduktive.
Si dhe duke punuar në projektet e saj sipërmarrëse. Kim ka thënë gjithashtu se po synon të lirojë reperin C-Murder nga dënimi i tij i përjetshëm.
Ylli është bërë një forcë në botën e reformës në drejtësinë penale dhe tani po punon për të liruar vëllain e Master P i cili po vuan një dënim të përjetshëm për vrasjen e Steve Thomas në vitin 2002.

Që nga dënimi i tij, reperi 49-vjeçar (emri i vërtetë i të cilit është Corey Miller) ka ruajtur pafajësinë e tij.
Shumë besojnë se ai është viktimë e gabimeve të shumta gjatë hetimit të çështjes dhe gjykimit të tij.
Përveç 18 orëve të punës së saj ligjore çdo javë, Kardashian ka bërë disa hapa seriozë pasi filloi praktikën e saj katër-vjeçare në një firmë ligjore në San Francisco në vitin 2018.
Gjatë fundjavës, avokatja aspiruese përdori platformën e saj masive të rrjeteve sociale për të ndriçuar çështjen e tij. /Telegrafi/

Endrit Thaçi për marshin: Është shumë emocionues – sot nuk k...
Marshi për Drejtësi, OVL e UÇK-së: Ftojmë Specialen t’i numë...
Rikthehet Liga e Kampionëve, sonte katër sfidat e para të pl...
Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”
Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në B...
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...