Ikona e muzikës, Madonna e njohur si një bamirëse e madhe, ka vendosur që të hap një akademi futbolli në kontinentin afrikan, saktësisht në Malawi.
Malawi zë një vend të veçantë tek këngëtarja pasi që nga atje ka adaptuar gjashtë fëmijë në vitin 2006 kur ishte pjesë e një ngjarje bamirës atje.
Ajo është inspiruar nga djali i saj, David që luan futboll me grup-moshat e reja të klubit të Benficas. “Është ideja e David që ne të ndërtojmë një akademi futbolli” tha Madonna për Associated Press.
Këngëtarja gjatë muajit të kaluar ishte në Malaëi, ku foli me zyrtarët e vendit për këtë ide. Ata i dhanë iden që ky stadium të ndërtohet në kryeqytetin Lilongwe.
“Ne jemi të emocionuar me këtë dritare të mundësive që po lind. Do të plotësonte kërkesat tona që të themelojmë një akademi futbolli në vendin tonë” tha kryetari i Federatës së Futbolli Malawian, Walter Nyamilandu.
“Ne i prezantuam propozimin tonë për akademinë Madonnës dhe ata janë të kënaqur me këtë” përfundoj Nymailandu.
Të enjten Madonna festojë ditëlindjen e saj të 60të, duke mbetur kështu ende ndër figurat më me ndikim në botën muzikore.
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...
Gjendet pa shenja jete një person në Istog, policia po heton...