Madonna dhe i dashuri i saj 25-vjeçarë, njoftohen edhe familjarisht!

11:22 | 30 Dhjetor 2019
A Z

Madonna dhe i dashuri i saj 25 vjeçarë janë parë sërish së bashku, e duket se gjërat po bëhen serioze.

Thashethemet e fundit për muaj me radhë kanë thënë se lidhja e yllit Madonna me Ahlamalik Williams është mjaft serioze dhe ata po shkojnë drejt altarit… trasnemton Indeksonline.

Babai i djalit, Drue Williams ka thënë se djali i tij është takuar me Madonnan tash e më shumë se një vit.

Drue thotë se ata u takuan për herë të parë në 2015.

Para pak kohe 61 vjeçarja Madonna i kishte ftuar prindërit e 25 vjeçarit, dhe u ka thënë atyre se ajo e don djalin pa kushte.

Gjithashtu edhe babai i djalit ka thënë se :“Dashuria nuk njeh moshë”, derisa djali i tij thotë se është mjaft i lumtur.

Kjo është një lidhje mjaft interesante duke marrë parasysh diferencën e madhe në moshë.

Shpërndaje në rrjete sociale