Prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja, Luana Vjollca, e ka shfrytëzuar tejet mirë izolimin për të qëndruar afër familjes së saj.
Ajo është aktive në rrjetet sociale duke mbajtur të informuar fansat e saj për projektet e saja. Sa i përket stilit të saj, biondja cilësohet si njëra nga femrat me stil në skenën shqiptare, shpeshherë duke vënë në pah edhe linjat e saj trupore.
Kësaj radhe përmes një fotografie në rrjetin social Instagram, ajo ka treguar se ka eksperimentuar me flokët e saj.
Gjatë gjithë kohës ajo ka qenë bionde, por së fundmi ka vendosur të bëhet zeshkane e më pas të rikthehet sërish në atë se çfarë jemi mësuar të shohim. Në fotografinë e postuar, Luana ka njoftuar se ka bërë një ndryshim në pamjen e saj duke u bërë me balluke.
Ndërkaq, së fundmi bukuroshja është përgatitur që të startojë me një emision të ri, por që u anulua përkohësisht për shkak të pandemisë coronavirus. /Telegrafi/
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend