Lorik Cana pritet të bëhet baba

15:58 | 23 Prill 2015
Arbresh.info

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka njoftuar se së shpejti do të bëhet baba.

Gjakovari lajmin e konfirmoi në një emision televiziv në “Agon Channel”.

“Mund të them që është rrugës, ishalla nuk vjen ditën kur luajmë me Serbinë”, konfirmoi Cana, duke dhënë sinjale se do të bëhet prind në muajin tetor.

Cana është martuar në qershor të vitit të kaluar me arkitekten italiane, Monika.

Në këtë intervistë Cana u përlot kur kujtoi luftën e fundit në Kosovë.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale