Këngëtari i njohur Mozzik të shtunën e ka kaluar bashkë me djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçin, shkruan Gazeta Express.
Madje ata së bashku kanë postuar edhe një fotografi ku shihen në maje të një bjeshke me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në fotografinë e postuar në “InstaStory” të Mozzikut e që u shpërnda edhe nga Endriti, shkruhej “Liria ka Emër #UCK”.
Kujtojmë që ish-presidenti i vendit Hashim Thaçi është duke qëndruar në paraburgim në Hagë nën akuzat për krime lufte e krime kundër njerëzimit. /Arbresh.info/

Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...