Ngjarja mes Jozefin Markut (Jozit) dhe Gjestit në Big Brother VIP Albania, e cila përfundoi me përjashtimin e Jozit pas një fyerjeje të rëndë ndaj Gjestit, ka ngjallur reagime të shumta në publik.
Ndër zërat e fuqishëm që kanë shprehur indinjatën e tyre është edhe këngëtarja e njohur Leonora Jakupi, e cila ka reaguar ashpër në rrjetet sociale.
Në një postim në InstaStory, Jakupi ka dënuar fjalët e përdorura nga Jozi, duke e quajtur të papranueshme dhe fyese për gjithë shqiptarët, veçanërisht për ata nga Kosova.
“Jozef Marku, O pa din e pa iman, o i pa fe! Fëlliqësirë pa gjak shqiptari! A e din çfarë ka hequr shteti i Kosovës mbi lëkurë? Saka vuajtur me vrasje, djegie, përdhunime, therje nga shkjau dhe ti thuash një djali nga Kosova ‘k*pil shkine’ është përtej çdo gjëje! Joz Marku e nderove babën tat që ka qenë pjesë e UÇK! Joz Marku ti nuk vrave Gjestin, por një komb të tërë”, shkroi këngëtarja.
Reagimi i saj ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, me shumë ndjekës dhe figura publike që e mbështetën qëndrimin e saj.
Deklarata e Jakupit reflekton ndjeshmërinë e madhe që ekziston ndaj temave historike dhe identitare, duke rikthyer në vëmendje vuajtjet që ka kaluar Kosova gjatë luftës.
Ngjarja mes Jozit dhe Gjestit ka nxitur debate të gjera në publik, ndërsa përjashtimi i Jozit nga gara është parë si një vendim i drejtë nga shumë ndjekës të spektaklit. /Telegrafi/
Begaj: Pranimi në BE, mjet për stabilitetin në rajon
Gerta Gixhari për Gjestin: E kam uruar për këngën e re, më p...
Erdogan: Izraeli po rrezikon ekzistencën e vet
Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh
Dembele sërish flet për trofeun e ‘Champions-it’, lakmon ‘To...
Banorët e Mati 1 protestojnë për mungesë uji, KRU Prishtina ...