Kim Kardashian ka bërë kërkesë për divorc nga Kanye West.
Ylli i Keeping Up With The Kardashians dhe reperi thuhet se do t’i japin fund martesës së tyre pas shtatë vjetësh martesë, shkruan TMZ, transmeton portal arbresh.info
Kim dhe Kayne janë prindër të katër fëmijëve.

Kim, 40 vjeç, kuptohet se po kërkon kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike për fëmijët e tyre, raporton Mirror.
Sipas TMZ, Kanye është i kënaqur me marrëveshjen dhe ata janë të përkushtuar që të vazhdojnë të jenë prindër të kujdesshëm ndaj fëmijëve të tyre.
Kim u lidh me reperin fitues të çmimit Grammy në një ceremoni në Itali në vitin 2014.

Sipas raporteve mediatike, besohet se Kim dhe Kayne janë shumë larg arritjes së një marrëveshje për zgjidhjen e pronave.
Dokumentet e divorcit u raportuan të paraqitura nga Laura Ëasser, por nuk shënojnë një datë të ndarjes.
Divorci më të fund është zyrtarizuar pas shumë raporteve që tregonin se çifti po jetonin të ndarë./arbresh.info/
Digjet një shtëpi në Matiqan, zjarrfikësit në vendngjarje
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...